Këngëtari shkodran Luiz Ejlli, tashmë banor i Big Brother VIP Albania, në një muaj qëndrim në këtë shtëpi ka arritur që të bëhet një prej njerëzve më të dashur për shqiptarët.
Ai ka arritur gati në një miliard shikime në rrjetet sociale. Por një tjetër gjë që ka rënë në sy gjatë qëndrimit të tij në shtëpinë e BBVA2 është se Luizi është i apasionuar pas pijes energjike ‘Golden Eagle” që prodhohet nga kompania kosovare “Frutex” me seli në Suharekë.
Në biseda të shumta nëpër shtëpi, Luizi thotë se pasi të dalë nga aty do të fillojë punën në këtë kompani, mbase si komercialist në Shkodër. Luizi i cili pi disa kanaçe me këtë pije gjatë ditës një ditë në shaka ka kërkuar nga kompania që në kanaçe të vënë fotografinë e tij. Ndonëse Luizi nuk di asgjë, dashurinë e tij për pijen “Golden Eagle” e ka parë edhe pronari i kompanisë “Frutex”, Shaqir Palushi.
Palushi në një intervistë për “Demokracia.com” ka thënë se Luiz Ejlli, pasi të dalë nga BBVA2 do të shpallet “Ambasador” për Shqipëri i kësaj pijeje.