Vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike si rezultat i depërtimit gradual të masave ajrore të nxehta për shkak të aktivitetit të Anticiklonit Afrikan mbi një pjesë të europës qendrore dhe kryesisht atë lindore – juglindore.
Sipas Shërbimit Meterologjik Ushtarak moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin si dhe vranësira të pakta kalimtare në relievet malore në lindje në orët e mesditës.
Në Elbasan dhe Berat pritet të regjistrohen edhe temperaturat më të lartë gjatë ditës së sotme në 38-39 gradë Celcius, ndërsa Korça do të ketë temperaturën më të ulët mes të gjitha qarqeve, 33 gradë celcius.