Merr fund pritja, pasi mëngjesin e sotëm ka nisur numërimi i votave të ardhura nga Diaspora e Greqisë.
Numëruesit e partive politike kanë marrë në dorëzim zarfet e pavlerësuar deri tani. Nga Parku Olimpik në Tiranë se numëruesit janë në procesin e ndarjes së zarfit A, që ka brenda fletën e votimit nga zarfi B me adresën e votuesit.
Ngërçi i krijuar nga PD-ja sa i përket votave të ardhura nga Greqia, është tejkaluar pas vendimit të Ilirjan Celibashit i cili urdhëroi grupet e numërimit që të fillojnë vlerësimin e fletëve të votimit të ardhura nga Greqia, numërimine tyre dhe përfshirjen në tabelën përfundimtare të zgjedhjeve












