Partia Socialiste ka nxjerrë emrat e kandidatëve nga diaspora shqiptare për listën e deputetëve.
Sipas “Top Channel” mësohet se emrat e tyre janë diskutuar paraditen e sotme mes kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama dhe Këshillit të Diasporës brenda PS.
》Nga Britania e Madhe është përzgjedhur emri mjekut kardiolog, Kristo Papa.
》Nga SHBA vjen kandidatura e Erinda Azizajt.
》Ndërsa një emër tjetër ai i Eduard Zadrimës vjen nga Kanadaja.
Kujtojmë se sot është afati i fundit që PS në orën 19:00 kur Rama ka vendosur të thërrasë kryesinë e partisë për të vendosur se kush do të jenë emrat e sigurt në listë dhe ata që do të mbledhin vota në listë të hapur.