Ndërtimi hekurudhës moderne Tiranë-Durrës do të përfundojnë brenda vitit 2024, por zbatimi në terren duket se ka hasur jo pak surpriza.
Së pari kjo e lidhur me shpronësimet që krijuan në fillim të procesit vonesa dhe së dyti me gjetjen e zgjidhjeve për komunitetet që jetojnë pranë hekurudhës.
Një rast i tillë është ai i një komuniteti familjesh në Vorë, që jeton pranë pjesës ku kalon hekurudha të cilët kanë kërkuar për mundësimin e një kalimi për këmbësorë si dhe gjetjen e një zgjidhjeje për kalimin e automjeteve të tyre.
Gjatë takimeve nga ana e Hekurudhës Shqiptare është sqaruar se mbyllja e kalimit informal që përdorej nga banorët më parë është e nevojshme pasi hekurudha do të rrethohet dhe trenat do të lëvizin me shpejtësi të lartë.
Banoret shpjegojne se trenat e vjetër do të zëvendësohen nga trena me shpejtësi të lartë (100 km/h) dhe se ky zëvendësim do të përbëjë rrezik për sigurinë e këmbësorëve dhe automjeteve. Megjithatë, po bëhen përpjekje për gjetjen e zgjidhjeve sa u përket shqetësimeve të komunitetit.
Lidhur me kalimin e këmbësorëve pranë komunitetit, banorët propozojne ndërtimin e një nënkalimi qe do të përcaktohet bashkërisht me anëtarët e komunitetit dhe Bashkinë e Vorës.
Sa i përket aksesit të automjeteve, Projekti ka parashikuar një kalim në nivel pak kilometra më tej, por banoret kane diskutuar me Bashkinë Vorë për mundësinë e ndërtimit të një rruge lidhëse paralel me hekurudhën, që do të mundësojë aksesin e automjeteve nga kalimi te komuniteti.