Bledi Mane la me dëshirë shtëpinë në prime, sipas tij nuk donte të hynte në mes të ciftit dhe nuk do donte ndarjen e tyre.
Ndërsa dje u largua Valbona Mema, e cila mësohet se ka motrën në gjendje të rëndë shëndetësore dhe u largua përfundimisht nga shtëpia.
I gjendur në një situatë aspak të zakontë, produksioni është në “hall” dhe duhet t’ë gjejë një banor të ri të fortë për të ndryshuar dinamikën në shtëpi. Mediat po raportojnë se ditën e shtunën do futet modelja e njohur seksi, Erjola Doci, e cila njihet për deklaratat e saj që janë bërë virale në rrjet.
Bëhet fjalë për modelen e famshme që harxhon vetëm 2 mijë euro në muaj për krehërin e famshëm të këmbës e për të mos folur pastaj për kremrat dhe shërbimet e tjera.