Helmimi nga ushqimi në kopështin publik Nr.1 në Gramsh vijon të jetë nën hetim.
Teksa ende priten rezultatet e analizave nga mostrat e ushqimit, burime për Topchannel bëjnë me dije se infektimi i fëmijëve në Gramsh ka ardhur si shkak i konsumimit të vezës me salmonelë. Më herët, nga analizat e AKU-së, mishi i pulës dhe qumështi rezultuan negativ.
Salmonela përveç mishit të pulës apo derrit, mund të gjendet edhe tek veza, perimet dhe uji, në rastet se është kontaminuar. Vezët e përdorura në kopshtin nr.1 në Gramsh kanë qenë të kontaminuara. Më herët, nga analizat e AKU-së, mishi i pulës dhe qumështi rezultuan negativ.
AKU ka marrë masën e pezullimit të aktivitetit të kopshtit nr.1 në Gramsh deri në përfundimit e të gjithë analizave dhe dezinfektimeve të mëtejshme.












