Sali Berisha ka deklaruar se kryeministri Edi Rama po mendon që në Shtator vendi të shkojë drejt zgjedhjeve parlamentare të parakohshme, nëse ai humbet në lokalet e 14 Majit. Berisha shfrenoi imagjinatën duke ëndërruar zgjedhje te parakohshme në muajin shtator.
“Mora vesh se Edi Rama kishte paralajmëruar, më ishte kopjuar një mendim në kokë, po unë po ja u them tani. U kish çu haber organizatave të tij që: po s’fituam zgjedhjet me 14 maj (se e ndjen që s’fitojnë), do ketë zgjedhje në shtator dhe ikim nga pushteti”, tha Berisha.
REALITETI– Kryeministri Edi Rama do të bëjë detyrën e tij në qeverisje, kurse Saliu dhe Meta ta heqin nga mendja zgjedhjet e parakohshme. PD-ja duhet të presë vitin 2025 për zgjedhjet e përgjithshme ku shqiptaret do të vendosin me votë të ardhmen e vendit tonë.












