Në një kohë kur të gjithë janë të “zënë” me sukseset, projektet dhe qëllimin për të arritur ëndrrën europiane, dikush duket se nuk ka harruar një datë që për të tjerët, kaloi pa asnjë jehonë, 20 vjetori i ardhjes së Edi Ramës në krye të Partisë Socialiste.
Dhe ky ka qenë pikërisht deputeti socialist Erion Braçe, i cili ka bërë një analizë dhe reflektim të gjithë këtyre viteve. Socialisti na ka kthyer në vitin 2005, kur Rama nuk ishte ende i “pathyeshëm” dhe duhej të bindte një parti të shokuar nga humbja, që ai ishte ndryshimi që u duhej.
Nga gazetat që u shitën si “bukë e nxehtë”, te “rrethi”, e deri tek gara që u fitua me shumë mund, Braçe rrëfen një të kaluar që duket e harruar, jo vetëm për publikun, por sidomos për ata që sot janë afër Ramës të cilët sipas tij, nuk dinë asgjë nga ajo kohë, por përsërisin të njëjtat sjellje.
“Kaq shume FITORE kane bere qe shumekush te harroj GABIMET, madje te sulmoj TE VERTETEN e REFLEKTIMIN mbi to, gabimet; ky eshte rreziku qe lexova, lexuam para 20 VITESH, atekohe me keq, ne humbje; FITORJA, FITORET jane avantazh i madh, te japin mundesi te ndryshosh fort, te cash vete rrethin e rradhes e ndryshosh edhe nje here, per te fituar! E shkuara e 20 viteve edhe pse rrethi i sotem NUK DI ASGJE NGA TETORI I 2005ses por ka te njejtat vese, eshte aty si MESIM-pasqyre ku gjithkush duhet te shohe veten cdo dite te ketyre kater viteve qe vijne e qe jane jetike per PARTINE SOCIALISTE; OSE NDRYSHOJME NE E FITON PS, OSE FITOJME NE E NUK ESHTE ME PS”, shkruan Braçe.












