Xhaxhai i Aleks Nikës, Mark Nika pas dëshmisë në SPAK në lidhje me 21 Janarin ka besim që Prokuroria e Posaçme do ta çojë deri në fund hetimin e ngjarjes.
Xhaxhai i Aleks Nikës ka zbuluar detaje nga dëshmia e tij në SPAK, ndërsa tha se kasetën e ka gazetari Artan Hoxha i cili pritet ta dorëzojë në Prokurori.
“Kasetën e ka Artan Hoxha e do ta dorëzojë në SPAK. Pame se SPAK rinisi hetimet dhe premtimi është që do respektohen procedurat. Ne kemi dhënë fakte të tjera më parë në Prokurorinë e Tiranës. Unë them se siç ka nisur hetimit, çështjen do ta çojë deri në fund. Nuk ka ndikime politike dhe do ta zbardhë çështjen deri në fund. U thirra për kasetën. Kasetën e ka Artan Hoxha dhe është i gatshëm ta dorëzojë. Pamjet do të grupohen dhe do t’i jepen SPAK-ut. E ngrita si shqetësim. Kërkojmë hetim për zinxhirin komandues. Nuk kishte vullnet politik, ishte një krim shtetëror. Kërkojmë hetimin e komandës së Gardës, kryeministri i kohës dhe ministri”, tha xhaxhai i Aleks Nikës.












