Kryeministri Edi Rama njofton mbylljen e garës ndërkombëtare për ndërtimin e tre stadiumeve të reja në Durrës, Vlorë dhe Korçë.
Rama thotë se një pjesë e konsiderueshme e këtyre studiove janë me prestigj të lartë në skenën bashkëkohore të arkitekturës.
“Mirëmëngjes! Kënaqësi te njoftoj mbylljen me sukses të fazës së parë të garës ndërkombëtare për 3 stadiumet e reja në Durrës, Vlorë, Korçë, ku nga 86 aplikimet e 41 studiove (studiot kanë aplikuar sipas dëshirës për 1, 2 apo 3 finale), mes të cilave një pjesë e konsiderueshme me prestigj të lartë në skenën bashkëkohore të arkitekturës, kanë dalë nëntë finalistët që do të konkurojnë në tre garat e fillim-majit në qytetet respektive”, shkruan Rama.












