Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka treguar se nuk është konsultuar me kryeministrin Albin Kurti për propozimin e draft-statutit për Asociacionin tek Gjermania dhe Franca.
Kryeministri shqiptar ka treguar edhe arsyet se pse paraprakisht nuk është konsultuar me Kosovën për këtë çështje. Sipas Rames, shqiptarët e Kosovës dhe të Shqipërisë janë vëllezër, por kanë shtete të ndryshme.
“Unë dua të jem shumë i drejtë dhe në raport me partnerët. Kjo nuk është një konspiracion i shqiptarëve që ne po e bëjmë bashkë dhe pastaj unë do e çoj. Ky është një kontributi i Shqipërisë si shtet tjetër. Ne jemi vëllezër, por kemi dy shtete të ndryshme. Shqipëria ka shtetin e vet, Kosova ka shtetit e vet”, ka thënë Rama.












