Arrestimi i ish-kryebashkiakut të Durrësit Vangjush Dako pak ditë më parë solli reagime të shumta në opinionin publik, pasi ai shihej si një nga personazhet më të rëndësishëm në Partinë Socialiste.
Për deputetin e Partisë Socialiste Lavdrim Krashi, arrestimi i Dakos tregon se ligji është i barabartë për të gjithë. Gjithashtu ai shtoi se ndalimi i një politikani si Dako, tregon se drejtësia e re më në fund po çon sinjale pozitive.
“Është shumë e rëndësishme që forca e ligjit të mos shmangë askënd, kushdo që të jetë. Ligji është i barabartë për të gjithë, pavarësisht nga pozicioni që ke, partia politike apo grupi të cilit i përket dhe pavarësisht nga forca ekonomike. Unë mendoj që drejtësia e re më në fund po çon sinjale pozitive” tha Krashi.












