Socialistët po festojnë në Pallatin e Kongreseve ditëlindjen e 32-të.
Në fjalën e tij, kryeministri Edi Rama tha se duhet të projektojmë të ardhmen duke u nisur nga vetja, sepse përndryshe s’do t’i shpëtojnë dot shuplakës së qytetarëve nëse nuk punojnë. Për kryeministrin Rama prioritet i prioritetit duhet të jetë njerzillëku.
“Dua të përgëzoj krybashkiakët tanë! Dua tu them se më shumë se merita e tyre rezultati i bujshëm i 14 majit është manifestimi i një pritshmëri të madh njerëzish për një ndryshim të mëtejshëm. Jemi përditë në syrin e ciklonit përballë sfidave për të fituar e probleme për të zgjidhur. Pa e futur thellë gozhdë në kokë sot që na e kanë dhënë tërë këtë besim të vërtetën se shqiptarët nuk kanë sesi të jenë të kënaqur me ne, ne s’do u shpëtojmë shuplakës së tyre nesër kur të na kërkojnë që të na votojnë përsëri. Prioriteti i prioritetit të qeverisjes vendore do të jetë njerzillëku. Qytetarët janë në pritje të diçkaje, të cilën fati dhe nderi ynë e kërkon prej nesh”- tha Rama.












