Ministrja, Elisa Spiropali i është kundërpërgjigjur akuzave të Sali Berishës i cili kritikoi mënyrën se si Qeveria Rama po trajton situatën në veri të Kosovës.
Në lidhje me akuzat, Spiropali tha se Berishës nuk i intereson atdheu por veç vetja e tij dhe konfliktet përsonale që ai ka për interesat vetjake. Spiropali tha se ka ardhur koha që Berisha të heqë dorë nga politika dhe të largohet.
“Tradhtinë e kanë patur në ball të përpjkjeve të tyre. Kanë përdorur gjuhën më të egër politike. Sali vetëm ajo të ka mbetur që të përfundosh në kosh, ka ardhur koha të përfundosh. Shumë shpejt do dalë nga jeta politike shqiptare. Sa herë i mblidhe laku nga ndërkombëtarët thërret patriotizmin që nuk e dëshmoi kurrë“, tha Spiropali duke iu drejtuar Berishës.












