Kryeministri Edi Rama nga Brukseli foli në lidhje me marrëveshjen me Italinë për emigrantët.
Rama deklaroi se një vend anëtar i BE po ndan peshën e një çështje të rëndësishme sic është ajo e emigracionit.
“Nuk e shoh se si ajo që po ndodh me Italinë bie ndesh me BE, ajo që po bëjmë me Italinë si shtet jo anëtar, është ajo që duhet të bëjë një shtet anëtar i BE. Ne po sillemi si vend anëtar i BE dhe po pranojmë që një tjetër vend anëtar i BE të ndajë me në peshën e përgjegjësisë. Natyrisht kjo nuk mund të jetë përgjigja e përbashkët e BE se si duhet trajtuar kjo çështje. Nuk po merret me thelbin, apo me shkakun, por me simptomat. Shqipëria nuk ka asnjë fuqi që jep zgjidhje, por jemi kontribuues modest, dhe po qëndrojmë krah për krah me një vend si Italia. Nuk mund të rrimë larg dhe të bëjmë sikur nuk ka lidhje me ne. Ne nuk jemi vend i BE dhe nuk na detyron asnjë marrëveshje për t’u përfshirë në atë që ju e quani ‘punë e pistë’. Por është një punë sfiduese.”, tha Rama.












