Sa i takon procesit të anëtarësimit në BE, Rama u shpreh se Shqipëria duhet të përmbushë disa detyra të clat kërkojnë lidership dhe mbështetje nga pjesa më e madhe e popullit.
Duke përmendur edhe pozicionin ndërkombëtar të vendit, që më parë nuk e kemi patur kurrë, Rama tha se tashmë duhet punuar për ta konsoliduar, duke theksuar se përgjegjësinë për ta bërë diçka të tillë e ka PS.
“Ne sot kemi një pozicion ndërkombëtar që nuk e kemi patur kurrë. Edhe ky pozicion ndërkombëtar duhet konsoliduar! Nuk duhet të jetë çështje thjesht e një momenti suksesi të një qeverie në Shqipëri, por duhet të jetë profili i Shqipërisë, profil i konsoliduar i Shqipërisë. Për këto e arsye e mund të numëroj pafund, ne kemi një përgjegjësi shumë të madhe. Ne jemi këtu për të bërë ç’mos që të bëjmë gjithçka që e sotmja të bëhet më e mirë, por mbi të gjitha të bëjmë të pamundurën që e nesërmja të jetë e garantuar”- tha Rama.












