Shqipëria mbylli rrugëtimin në “Euro 2024”, pas humbjes ne ndeshjen e fundit në grup ndaj Spanjës.
Për këtë eliminim i kritikuar nga opinioni publik ka qenë edhe trajneri Sylvinho i cili aktivizoi me “pikatore” Armando Brojën, ndërsa një tjetër sulmues si Ernest Muçi mori vetëm 15 minuta përgjatë 3 ndeshjeve.
Këtij të fundit i ka dalë në mbrojtje, Broja i cili shprehet se koha për ish-talentin e Tiranës do të vijë dhe së shpejti.
“Të kam njohur për kaq shumë kohë, që nga U19 së bashku dhe është një ndjenjë speciale që tani jam në Kombëtare me ty. Ke qenë gjithmonë një lojtar i madh. Vëlla, të premtoj se koha jote do të vij 100%. Thjeshtë vazhdo e puno siç bën gjithnjë dhe së bashku do të kombinohemi sërish për Kombëtaren siç bënim te U19-a. Kaq shumë dashuri për ty vëlla”, shkruan Broja për Muçin.












