“Ne kemi nevojë për super luks, ashtu si një shkretëtirë ka nevojë për ujë”. Kështu shprehet kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sa i takon planeve të Jared Kushner në Shqipëri.
Rama sqaron se qasja fillestare për projektin miliona dollarësh të dhëndrit të ish-presidentit amerikan, Donald Trump për transformimin e ishullit të Sazanit u bë nga vetë Kushner.
Vetë fakti se investimi mund të ndodhë ndërkaq, sipas Ramës, do të sjellë fitime të jashtëzakonshme për Shqipërinë, pasi në idenë e ngritjes së një zone luksi turistik, një turist aty pritet të shpenzojë një shumë aq sa 100 turistë të zakonshëm në vend, duke u kthyer kështu në një zonë të turizmit të lartë për herë të parë në Shqipëri.
“Kushner dhe Grenell bënë ofertën në Shqipëri përpara se të ktheheshin për të investuar në Serbi. I vetmi ndryshim është se në Shqipëri ishte Kushner (dhendri i Trump), jo Grenell, ai që bëri qasjen fillestare”, tha Rama.












