Shteti i Tajlandës ka hapur “dyert” për Shqipërinë.
Shteti aziatik ka zgjeruar skemën e saj të hyrjes “pa viza” në 93 vende dhe territore, ndërsa kërkon të rigjallërojë industrinë e saj të turizmit.
Turistët nga Shqipëria mund të qëndrojnë në vendin e Azisë Juglindore deri në 60 ditë sipas skemës së re që hyri në fuqi më 22 korrik.
Turizmi në Tajlandë është një shtyllë kryesore e ekonomisë, por nuk është rikuperuar plotësisht nga pandemia prandaj ky shtet ka marrë vendimin për të hequr plotësisht vizat me shumë vende, mes tyre edhe Shqipëria.












