Projekti i sheshit fundor të “Bulevardit të Ri” përgjatë Lumit të Tiranës ka marrë formën e tij përfundimtare.
Ai do të ketë disa hapësira pedonale për qytetarët. Po ashtu, do të ketë parqe me pemë dhe stola në të dyja anët e lumit, si dhe hapësira të tjera çlodhëse e argëtuese për fëmijët dhe të rriturit. Realizimi i këtij sheshi do të bëhet me anë të një ‘Granti 11 milionë euro’ nga Fondi për Zhvillim i Katarit.
Sheshi “Katar”, ose sheshi fundor i Bulevardit të Ri, do të ketë 200 vende parkimi nëntokë; do të ketë edhe impiant të pastrimit të ujit të lumit, i cili do të filtrohet për ta kthyer sheshin në një hapësirë rikrijuese, çlodhëse, që do i shtojë vlerën e pronës. Ky shesh do të do të shërbejë edhe si një lidhje organike me Paskuqanin, Kamzën dhe periferitë e tjera të Tiranës.












