Kuvendi i Shqipërisë ka shtyrë seancën plenare të planifikuar për ditën e enjte, duke hapur dyert për homazhe në nder të ish-deputetit të Partisë Demokratike, Gert Bogdani, i cili u nda nga jeta ditën e sotme.
Ndekohe qe Kuvendi do të organizojë zhvillimin e homazheve mortore ditën e enjte, ora 10:00-12:00, në sallën e seancave plenare. Ndërkohë, Partia Demokratike ka bërë me dije se flamujt në degën qendrore, por edhe në degët në rrethe, do të ulen në gjysmë shtizë në shenjë kujtimi për ish deputetin.
“Të nderuar kolegë, Ju njoftojmë se Kuvendi i Shqipërisë do të organizojë zhvillimin e homazheve në nderim të ish deputetit Gerti Bogdani, nesër, ditën e enjte, ora 10:00-12:00, në sallën e seancave plenare”, thuhet ne njoftimine Kuvendit.












