Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Gerti Bogdani do të përcillet sot për në banesën e fundit.
Kuvendi i Shqipërisë, njoftoi një ditë më parë se seanca plenare që ishte planifikuar për të enjten do të shtyhet, pasi do të hapë dyert 10:00-12:00 për homazhet në nderim të Gerti Bogdanit.
Ndërkohë, Partia Demokratike ka bërë me dije se flamujt në degën qendrore, por edhe në degët në rrethe, do të ulen në gjysmë shtizë në shenjë kujtimi për ish deputetin.
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Gert Bogdani, u nda nga jeta para kohe në moshën 44-vjeçare pas një arresti kardiak, ndërsa po zhvillonte një takim me disa miq të tij në një prej hoteleve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.












