Kryeministri Edi Rama është takuar me presidentin turk, Rexhep Taip Erdogan në New York, ku merr pjesë në samitin e OKB-së.
Kreu i qeverisë ka ndarë disa pamje nga takimi me liderin turk teksa shkruan: “New York – Me Presidentin e Republikës së Turqisë, Rexhep Taip Erdogan”.
Më herët, kryeministri Rama mbajti edhe një fjalim në Samitin e së Ardhmes, ku teksa po fliste për sigurinë në botë, tha se Shqipëria, ndonëse një vend i vogël, ka përcjellë mesazhe të mëdha, duke përmendur kështu strehimin e popullit hebre si dhe së fundmi të afganistanëve.
Kreu i qeverisë përmendi gjithashtu planet për ta kthyer Urdhrin Botëror Bektashi në një shtet sovran brenda Tiranës, që sipas të cilit, do të jetë një qendër e re tolerance e bashkëjetese të paqtë.












