Saturday, August 22, 2026
Rilindje.info
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
Rilindje.info

LAJM I FUNDIT/ Ndahet nga jeta artisti i njohur shqiptar

by Rilindje
15/05/2026
in AKTUALITET
LAJM I FUNDIT/ Ndahet nga jeta artisti i njohur shqiptar

Një lajm i trishtë ka ardhur këtë të premte. Piktori i njohur shqiptar, Shyqyri Sako, një prej emrave më të rëndësishëm të skenografisë dhe pikturës së filmit në vend, i cili për më shumë se pesë dekada i dha artit shqiptar një kontribut të vyer dhe të pazëvendësueshëm, ka ndërruar jetë.

I njohur ndryshe si “piktori i filmave”, Shyqyri Sako ishte një nga artistët që hodhi themelet e estetikës dhe fizionomisë së dekorit në kinematografinë shqiptare. Me një karrierë mbi 50-vjeçare, ai mbetet një figurë e spikatur e Kinostudios “Shqipëria e Re”, ku punoi nga viti 1962 deri në daljen në pension në vitin 1997.

Shyqyri Sako lindi në vitin 1937 në Kolonjë. Hapat e parë në artin e vizatimit i mori në Korçë, pranë emrave të njohur të pikturës shqiptare si Guri Madhi dhe Vangjush Mio. Më pas kreu studimet në Liceun Artistik “Jordan Misja”, ndërsa në vitin 1958 nisi studimet e larta në Institutin e Kinematografisë “VGIK” në Moskë. Pas ndërprerjes së marrëdhënieve shqiptaro-sovjetike, ai u rikthye në Tiranë, ku përfundoi studimet në Institutin e Lartë të Arteve si piktor filmi.

Karriera e tij artistike nisi në vitin 1963 me filmin “Detyrë e posaçme”, për të vijuar më pas me dhjetëra produksione të rëndësishme të kinemasë shqiptare. Ai realizoi skenografi, kostume dhe afishe filmash që sot konsiderohen pjesë e trashëgimisë artistike dhe kulturore shqiptare.

Ndër filmat ku Shyqyri Sako dha kontributin e tij si piktor dhe skenograf renditen: “Njësiti Gueril”, “Kapedani”, “Rrugë të bardha”, “Dimri i fundit”, “Tomka dhe shokët e tij”, “Mësonjëtorja”, “Fundi i një gjakmarrjeje”, “Shpella e piratëve”, “Përdhunuesit” dhe shumë të tjerë.

NGA KATEGORIA

Rama mbledh kabinetin qeveritar, zbulohet vila “sekrete” ku do mbahet takimi…
AKTUALITET

Rama mbledh kabinetin qeveritar, zbulohet vila “sekrete” ku do mbahet takimi…

22/08/2026
LAJM I FUNDIT/ Policia “blindon” këtë qytet, ç’po ndodh të premten në mbrëmje…
AKTUALITET

LAJM I FUNDIT/ Policia “blindon” këtë qytet, ç’po ndodh të premten në mbrëmje…

21/08/2026
Kush do të zëvendësojë Sokol Sadushin? Gjykata e Lartë kryen LËVIZJEN për Kryegjyqtarin e ri
AKTUALITET

Kush do të zëvendësojë Sokol Sadushin? Gjykata e Lartë kryen LËVIZJEN për Kryegjyqtarin e ri

21/08/2026
LAJM I FUNDIT/ Aksident i rëndë në autostradë! Furgoni plot me pasagjerë bëhet “copë”…
AKTUALITET

LAJM I FUNDIT/ Aksident i rëndë në autostradë! Furgoni plot me pasagjerë bëhet “copë”…

21/08/2026
Kërkon lirinë/ LAJM I FUNDIT: GJKKO jep VENDIMIN për ish-drejtorin e ARRSH-së, Gentian Gjyli
AKTUALITET

Kërkon lirinë/ LAJM I FUNDIT: GJKKO jep VENDIMIN për ish-drejtorin e ARRSH-së, Gentian Gjyli

21/08/2026
Pritjes shumëvjeçare i vjen fundi! Nis asfaltimi, rruga e re lidh këto dy qytete…
AKTUALITET

Pritjes shumëvjeçare i vjen fundi! Nis asfaltimi, rruga e re lidh këto dy qytete…

20/08/2026

LAJMET E FUNDIT:

A ju hoq apo jo “Non Grata”? Sali Berisha JEP LAJMIN: Ja kur do të shkoj në SHBA…
POLITIKË

A ju hoq apo jo “Non Grata”? Sali Berisha JEP LAJMIN: Ja kur do të shkoj në SHBA…

22/08/2026
Hashim Thaçi nga burgu ka dy fjalë zemre për kryeministrin Edi Rama: Është me vlera…
BOTA

Hashim Thaçi nga burgu ka dy fjalë zemre për kryeministrin Edi Rama: Është me vlera…

22/08/2026
Protestat masive, a do TËRHIQET Edi Rama? Kryeministri tregon vendimin e tij…
POLITIKË

“Dorëheqja e Ramës!”/ Protestuesi zbulon “skenarin”, ja çfarë pritet të ndodhë në shtator…

22/08/2026
I mbushur plot me pushues! Ky është plazhi më i PREFERUAR i turistëve…
TË TJERA

I mbushur plot me pushues! Ky është plazhi më i PREFERUAR i turistëve…

22/08/2026
Rama mbledh kabinetin qeveritar, zbulohet vila “sekrete” ku do mbahet takimi…
AKTUALITET

Rama mbledh kabinetin qeveritar, zbulohet vila “sekrete” ku do mbahet takimi…

22/08/2026
LAJM I FUNDIT/ Policia “blindon” këtë qytet, ç’po ndodh të premten në mbrëmje…
AKTUALITET

LAJM I FUNDIT/ Policia “blindon” këtë qytet, ç’po ndodh të premten në mbrëmje…

21/08/2026

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!

No Result
View All Result
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!