Komisionerja për Zgjerimin në Bashkimin Evropian, Marta Kos, ka reaguar lidhur me situatën në Shqipëri dhe protestat e fundit kundër çështjeve mjedisore, duke theksuar se Komisioni Evropian është i vëmendshëm ndaj zhvillimeve në vend dhe se procesi i integrimit garanton përmbushjen e standardeve evropiane.
Kos nënvizoi se BE-ja nuk mund të mbyllë sytë përballë situatës, pasi procesi i zgjerimit është plotësisht transparent dhe përfshin një numër të madh aktorësh.
“Ne nuk po i mbyllim sytë rreth situatës në Shqipëri, sepse procesi i zgjerimit është kaq transparent dhe ka kaq shumë palë të interesuara që janë të përfshira në të saqë thjesht nuk do të mund ta bënim këtë,” u shpreh Kos.
Sa i takon tubimeve, komisionerja theksoi se protestat janë shprehje e vullnetit të qytetarëve dhe se ngjarje të ngjashme ndodhin kudo, por bëri thirrje që ato të zhvillohen në mënyrë paqësore dhe pa dhunë. Njëkohësisht, Komisionerja për Zgjerimin në Bashkimin Evropian i drejtoi një thirrje të qartë qeverisë shqiptare:
“Qeveria duhet të gjejë një rrugë për t’u ulur dhe për të dialoguar me qytetarët që kanë qëndrime dhe mendime të ndryshme prej saj”, tha Kos.












