Me urdhër të kryeministrit Edi Rama, është shkarkuar nga detyra Endrit Hoxha, zëvendësministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit.
Ky është vendimi i fundit që është miratuar nga Këshilli i Ministrave në mbledhjen e qeverisë të zhvilluar këtë të enjte.
“Endrit Hoxha, zëvendësministër i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, lirohet nga kjo detyrë. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”“, thuhet në vendimin e qeverisë.
Endrit Hoxha ka mbajtur më herët edhe detyrën e zëvendësministrit të Arsimit, përpara se të emërohej në postin e zëvendësministrit të Turizmit, Kulturës dhe Sportit. Me vendimin e sotëm, ai largohet nga detyra që mbante në këtë dikaster.













