Pasi ishte vetëshpallur si kandidat i pavarur, ditëne e sotme Arben Malaj është tërhequr nga gara për bashkinë e Vlorës
Ndër të tjera, Malaj ka folur dhe për SPAK, ndërsa ka shprehur se duhet të avancojë shumë me luftën kundër korrupsionit të niveleve të larta dhe korrupsionit zgjedhor, teksa ripërsëriti se nuk mund të hynte në një garë, ku sipas tij, vota vidhet.
“Unë mendoj se do të ndodhte pozitivisht ishte që SPAK do avanconte më shumë në luftën kundër korrupsionit të niveleve të larta, duke krijuar shpresë se po ndodh një ndryshim. Kështu që duhet parë me kujdes, sepse unë nuk mund të jem egoist, që të regjistrojë thjeshtë një konkurrim në garë dhe t’i lë mbështetësit e mi nën dhunën e patronazhistëve, sepse pyetja e tyre e shpeshtë është ‘kush na e mbron votën?’. Dhe në 2013 kur unë dola i pavarur, ‘Rilindja’ atëherë na e vodhi votën“, përfundoi Malaj.












