Kryeministri Edi Rama dhe stafi që e shoqëron është pritur me protesta në Dublin, të Irlandës.
Militantët e Sali Berishës janë mbledhur përpara godinës dhe sapo Rama ka dalë, kanë nisur të brohorasin. Ata i kërkojnë të dorëhiqet dhe e quajnë kriminel, ndërsa shërbimet e sigurisë dhe ato të Policisë irlandeze nuk ndërhyjnë derisa disa persona nga turma tentojnë ta qëllojnë me çfarë kanë në dorë.
“Rama jep dorëheqjen! Ik o kriminel”, janë disa nga frazat që thërrasin militantet në Dublin, ndërsa një prej protestuesve hedh edhe një send të bardhë drejt kryeministrit.
Edi Rama e ndjek me sy dhe shmanget, por sendi në dukje stilolaps, bie mbi ish-ministren Etilda Gjonaj. Ajo qëndron pas kryeministrit derisa të dy zbresin shkallët dhe më pas drejtohet për në makinën e vet.
“Atë që meriton Padrino! E turpërojnë në mes të Dublinit”, shkruan Sali Berisha, duke publikuar videon më poshtë:












