Monday, November 16, 2026
Rilindje.online
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
Rilindje.online

Nëna e Kryemadhit kërkon pafajësi për 846 mijë euro dhe vilën/ Avokatët: Është pensioniste…

by Rilindje
16/11/2026
in POLITIKË
Nëna e Kryemadhit kërkon pafajësi për 846 mijë euro dhe vilën/ Avokatët: Është pensioniste…

Fatime Kryemadhi, nëna e Monika Kryemadhit, ka kërkuar në Gjykatën e Posaçme pafajësi për akuzën e pastrimit të parave, si dhe rrëzimin e kërkesës së SPAK për konfiskimin e vilës së saj në Kodrën e Diellit.

Në një dokument prej 81 faqesh, avokatët e saj, Flutura Kona dhe Esmeralda Rama, kundërshtojnë pretendimet e Prokurorisë së Posaçme mbi origjinën e fondeve të përdorura për blerjen e pasurive të paluajtshme dhe shlyerjen e kredive.

Në qendër të debatit është shuma prej 846 mijë eurosh, të cilën SPAK e konsideron të pajustifikuar dhe e lidh me transaksionet financiare të familjes Meta-Kryemadhi. Sipas mbrojtjes, Prokuroria nuk ka paraqitur prova konkrete që vërtetojnë origjinën kriminale të këtyre parave apo dijeninë e Fatime Kryemadhit.

Avokatet hedhin poshtë edhe lidhjen e pasurive me dosjen CEZ-DIA, ndërsa kundërshtojnë përllogaritjet e SPAK për transfertat prej 138 mijë eurosh drejt Monika Kryemadhit dhe përdorimin e një kredie bankare prej 335 mijë eurosh. Një tjetër pikë e rëndësishme është vila në Kodrën e Diellit, e vlerësuar nga SPAK me rreth 187 mijë euro. Mbrojtja pretendon se prona është përfituar ligjërisht përmes një kontrate shkëmbimi me kompaninë AGI KONS dhe se nuk ka prova që e lidhin me veprimtari kriminale.

Avokatët kujtojnë gjithashtu se në dhjetor 2024, Gjykata e Posaçme e Apelit vendosi heqjen e sekuestros preventive mbi këtë pasuri. Sipas mbrojtjes, vila është e vetmja pronë e paluajtshme e Fatime Kryemadhit, e cila është pensioniste. Për këtë arsye, avokatet kërkojnë që GJKKO të rrëzojë kërkesën për konfiskim dhe ta shpallë të pafajshme klienten e tyre.

NGA KATEGORIA

Rama “i tërheq veshin” Braçes në sy të socialistëve: Nxjerr Erioni…
POLITIKË

“Ka ca pisa në PS”/ Braçe reagon fort pas zërave për garën në Tiranë

16/11/2026
SPAK kërkon arrestimin/ PS merr VENDIMIN për Ballukun, ja çfarë pritet…
POLITIKË

Çfarë ndodh tani me Ballukun? E pabesueshme! SPAK e dërgon në gjyq, 5 miliardë lekë dëm ndaj shtetit

16/11/2026
Berisha thirret në SPAK, zbulon mesazhin që la në tavolinën e Altin Dumanit…
POLITIKË

Berisha thirret në SPAK, zbulon mesazhin që la në tavolinën e Altin Dumanit…

16/11/2026
Beteja e përjashtimeve në politikë/ Kush ka larguar më shumë emra nga partia, Berisha apo Rama?
POLITIKË

Beteja e përjashtimeve në politikë/ Kush ka larguar më shumë emra nga partia, Berisha apo Rama?

15/11/2026
“Bashkinë e Tiranës rrezikojmë ta humbim”/ Çfarë thotë Rama për skepticizmin e Pandeli Majkos
POLITIKË

“Bashkinë e Tiranës rrezikojmë ta humbim”/ Çfarë thotë Rama për skepticizmin e Pandeli Majkos

15/11/2026
Përjashtimet në PS/ Nga 2007 deri në 2026, kush janë të larguarit që kanë “thyer” zemrat socialiste
POLITIKË

Përjashtimet në PS/ Nga 2007 deri në 2026, kush janë të larguarit që kanë “thyer” zemrat socialiste

15/11/2026

LAJMET E FUNDIT:

Nëna e Kryemadhit kërkon pafajësi për 846 mijë euro dhe vilën/ Avokatët: Është pensioniste…
POLITIKË

Nëna e Kryemadhit kërkon pafajësi për 846 mijë euro dhe vilën/ Avokatët: Është pensioniste…

16/11/2026
LAJM I FUNDIT/ Aksident fatal në autostradë, kush është “SHEFI” i krimeve që humb jetën…
AKTUALITET

LAJM I FUNDIT/ Aksident fatal në autostradë, kush është “SHEFI” i krimeve që humb jetën…

16/11/2026
A do të mbahet Samiti i NATO-s në Shqipëri? Rutte zbulon të vërtetën…
BOTA

A do të mbahet Samiti i NATO-s në Shqipëri? Rutte zbulon të vërtetën…

16/11/2026
LAJM I FUNDIT/ Aksident i rëndë në aksin kobëtar, makinat bëhen “copë-copë”, 5 persona…
AKTUALITET

E FUNDIT/ Aksident tragjik në aksin kombëtar, makina përplas këmbësorin

16/11/2026
E trishtë! Ndahet nga jeta Mjeshtri i Madh i artit Shqiptar (FOTO)
AKTUALITET

LAJM I FUNDIT/ Tjetër humbje e madhe, ndahet nga jeta artisti i njohur shqiptar…

16/11/2026
Samiti Europian/ Rama takim “kokë më kokë” me liderin global, kush e priti kryeministrin…
EDI RAMA

Rama: Nëse e lë vajzën jashtë shtëpisë, mund të dashurohet me ndonjë gangster…

16/11/2026

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!

No Result
View All Result
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!