Kryeministri I Shqipërisë, Edi Rama është treguar i gatshëm të shkojë në Prokurorinë e Posacme (SPAK) nëse kjo e fundit e thërret.
I pyetur nëse e di që SPAK ka hapur hetim për rastin “McGonigal”, Rama tha se nuk ka asnjë problem dhe se kjo histori e bën për të qeshur.
》Blendi Fevziu: Nëse SPAK do ju thërrasë, do shkoni zoti Rama?
》Edi Rama: “Po pse mos të shkoj. Patjetër. E vajtura në SPAK nuk është fajësim“.
》Blendi Fevziu: A e dini që ata kanë hapur një hetim për McGonigal?
》Edi Rama: “Ata të hapin çdo hetim që shohin të arsyeshme nuk kam asnjë problem unë. Dhe kjo çështje e McGonigal sidomos mua më bën shumë për të qeshur. Më krijon një të papërmbajtur gaz kur thoshte Konica”












