Kryeministri Edi Rama e ka hedhur poshtë mundësinë e krijimit të një koalicioni për zgjedhjet vendore të vitit të ardhshëm.
Pyetje: A po e konsideron PS-ja mundësinë e një koalicioni për zgjedhjet lokale?
Në një prononcim për mediat pas mbledhjes së Kryesisë së PS-së, kreu i qeverisë u përgjigj shkurtimisht duke thënë se “koalicionin e vetëm Partia Socialiste e ka me qytetarët“.
Sai përket mbledhjes së kryesisë të Partisë Socialiste, thelbi i diskutimeve ishte pikërisht data 14 maj dhe përgatitja e kampit rozë për fushatën elektorale.