Krytari i Komanduar i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, pas përfundimit të mbledhjes së kryesisë tha se ditën e sotme do të mblidhen forume të tjera të PD.
“Sot do të jetë mbledhja e Kolegjit të Kryetarëve. Çështja e zgjedhjeve është përgjegjësi e madhe dhe diskutimi do të bëhet me të gjitha forumet. Nesër do të jetë mbledhja e Kolegjit të Kryetarëve. Do të sjellin edhe ata atë që është nevoja dhe interesi. Derisa të zyrtarizohen duroni”, tha Alibeaj.
Ndërkaq i pyetur se përse shoqërohej nga Garda dhe nëse ndihej i kërcënuar, ai tha se kjo është vetëm për shkak të procedurës ligjore.
“Nuk jam ndiher i kërcenuar, kurrë! Nuk kam dashur t’i mbajë, por është detyrim i gardës që në situata zgjedhorë duhet të shoqërohet”, tha Alibeaj.












