Është mbajtur këtë të martë tryeza e përbashkët mes deputetëve demokratë mbështetës të grupimeve të Sali Berishës dhe Gazmend Bardhit.
Të pranishëm në tryezën e përbashkët janë 43 deputetë. Pas një periudhe të gjatë tranzicioni dhe luftë e brendshme, ky është takimi i parë i deputetë të opozitës të cilët sot bëhen së bashku për të dalë në mënyrë të unifikuar përballë mazhorancës socialiste.
Sot Gazment Bardhi dhe Sali Berisha e nisën fjalën e tyre me falënderime dhe elozhe për njëri-tjetrin duke “harruar” retorikën fyese që shkëmbyen për gati rreth 2 vitesh në luftën e brendshme brenda Partisë Demokratike që kulmoi në ngjarjen e paprecedent të 8 janarit ku militantët demokratë të ndarë në dy kampe “berishist” dhe “bashist” sulmuan selinë blu.
Sot dy grupet “Bardhi” dhe “Berisha” pretendojnë të bashkojnë PD-në, por në krahun tjetë “vulën” e PD-së e zotëron Lulzim Basha dhe deputetët e tij mbështetës.












