Ish-banori i Big Brother Amor Zaharia i është përgjigjur pyetjeve të moderatores e cila e ka ngacmuar me disa pyetje mjaft pikante rreth eksperiencës në këtë format.
Aktori tha se Luizi dhe Maestro ishin dy banorët më mashtrues tē këtij edicioni të dytë të Big Brother VIP, pasi ata kanë thënë për Amosin se ai ka probleme me alkoolin. Ndër të tjera, aktori tha se Luizi është edhe manipulues dhe se është një person që nuk e mban fjalën.
Amos Zaharia: “Më duhet të përmend dy, Luizi dhe Maestro jane mashtrusa, sepse të dy kanë thënë gjëra të pavërteta për mua, dhe një ndër to ishin problemet me alkoolin, të cilat unë nuk i kam. Luizi eshtë betuar kushedi sa herë që po fitova Kiarën nuk më intereson fare kjo lojë, është betuar që kur të dalë ajo, do të dalë edhe ai. Njeriu nuk është fjala, por është vepra“












