Aktori Amos Zaharia ka folur për herë të parë rreth komentit që bëri brenda shtepise se Big Brotherit ndaj Kiara Titos.
Amosi deklaroi se ka kontaktuar me familjarët e Kiarës dhe i ka kërkuar falje pasi nga nervat brenda shtepise e quajti “putane” moderatoren.
Amos Zaharia: “Vetëm atë batutën që kam thënë për Kiarën do t’a tërhiqja mbrapsht sepse e kam thënë në nerva e sipër, por nuk dua të justifikoj veten time sepse është e vërtetë që ne në nerva e sipër mund të themi shumë gjëra, por kur je në televizion në një farë mënyre duhet t’a ruajmë pak etikën dhe të japim një shembull më të mirë. Në atë moment e di që kam bërë gabim, por me të vërtetë ka qenë moment nervash dhe kam kërkuar falje dhe ndjesë edhe familjarëve të saj, kam komunikuar edhe vetë me ta në rrjete sociale.”












