Tuesday, May 12, 2026
Rilindje.info
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
Rilindje.info

“Armën na i lejon ligji”/ Rama i përgjigjet “flakë për flakë” reagimit të BKH-së: Mos bëni pisë…

by Rilindje
14/12/2025
in EDI RAMA
“Armën na i lejon ligji”/ Rama i përgjigjet “flakë për flakë” reagimit të BKH-së: Mos bëni pisë…

Kryeministri Edi Rama i përgjigjet publikisht reagimit të Byrosë Kombëtare të Hetimit ndaj kritikave të tij të mëparshme për etikën dhe profesionalizmin e anëtarëve të kësaj trupe.

Rama kishte përmendur disa shqetësime mbi sjelljen e BKH-së dhe mbi “sëmundjet e vjetra” që mund të ndikojnë në procesin e Reformës në Drejtësi.

“Qenka përgjigjur publikisht edhe BKH-ja ndaj njërit prej një sërë episodesh të mungesës së etikës profesionale të anëtarëve të asaj trupe, të cilin e ceka sot në podkastin FLASIM, duke folur për simptomat shqetësuese të sëmundjeve të vjetra në organizmat e drejtësisë së re”, tha Rama.

Në këtë deklaratë, Kryeministri i kushtoi vëmendje faktit që BKH-ja kishte theksuar ligjin që mundëson mbajtjen e armëve nga anëtarët e saj, duke e vënë theksin tek një pasaktësi në përgjigjen e tyre.

“Ata kanë cituar ligjin, sipas të cilit mund të mbajnë patllake, kur në fakt unë nuk i kritikova për armëmbajtje pa leje, po për padijen etike dhe ligjore që i shtyu të donin të hynin në kryeministri me patllake”, shtoi Rama.

Për Kryeministrin, ky nuk ishte një incident i vetëm, por një simptomë e një problematike më të gjerë që preku disa anëtarë të BKH-së, të cilët, shpesh shfaqin “boshllëqe shqetësuese etike e profesionale”.

“Ky ishte më i ëmbli i episodeve që munda të gjej, për trimoshat e BKH-së që shfaqin shpesh boshllëqe shqetësuese etike e profesionale thënë kjo shumë ëmbëlsisht për këtë pjesë të problematikës së sëmundjeve të vjetra në organizmat e drejtësisë së re”, u shpreh Rama.

Megjithatë, Rama theksoi nevojën për një reflektim të thellë dhe serioz nga të gjitha institucionet që janë pjesë e Reformës në Drejtësi, për të siguruar që ky proces të mos përbëjë një rrezik më të madh për sistemin dhe liritë e qytetarëve.

“Ka ardhur koha e një reflektimi serioz, profesional dhe ndërinstitucional, për të ndarë beben e sapolindur nga ujërat e pistë, në një proces historik ku duhet të garantojmë suksesin e Reformës në Drejtësi, duke garantuar medoemos pavarësinë e gjyqësorit”, përfundoi Rama.

https://rilindje.info/lajmi-i-fundit-reagon-spak-pas-deklarates-se-rames-per-agjentet-e-bkh-se-qe-u-futen-me-arme-ne-kryeminist

 

NGA KATEGORIA

Berisha i kërkon dorëheqjen/ Rama LËVIZJE të menjëhershme ditën e hënë, mbledh…
EDI RAMA

Rama me “dorë të hekurt”! Kryeministri tregon vendimin e prerë: Asnjë biznes mos…

11/05/2026
Shqipëria kalon mesataren europiane, Rama tregon arritjen historike në…
EDI RAMA

Shqipëria kalon mesataren europiane, Rama tregon arritjen historike në…

11/05/2026
“Shqipëria e dënon rëndë!”/ Rama reagon me URGJENCË: Kjo gjë që ndodhi…
EDI RAMA

“Ulëritësit që s’dinë ç’bëjnë!”/ Kryeministri Rama nuk ia kursen kritikat…

10/05/2026
Kryeministri Rama tregon REKORDIN: Shqipëria, kap arritjen historike…
EDI RAMA

Kryeministri Rama tregon REKORDIN: Shqipëria, kap arritjen historike…

09/05/2026
“Është një MEME e famshme”, Rama vlerëson ish-ministren socialiste: Pa të nuk do t’ia…
EDI RAMA

“Është një MEME e famshme”, Rama vlerëson ish-ministren socialiste: Pa të nuk do t’ia…

09/05/2026
LAJM I FUNDIT/ Edi Rama REAGON i trishtuar për ndarjen nga jeta të mikut: Lamtumirë…
EDI RAMA

LAJM I FUNDIT/ Edi Rama REAGON i trishtuar për ndarjen nga jeta të mikut: Lamtumirë…

05/05/2026

LAJMET E FUNDIT:

Vendimi i fundit! Bashkia e Tiranës ka një lajm të mirë për pensionistët: Shtohen…
AKTUALITET

Vendimi i fundit! Bashkia e Tiranës ka një lajm të mirë për pensionistët: Shtohen…

12/05/2026
“Saga” Veliaj-Dado! Kryebashkiaku s’di të “ndalet” i dërgon kërkesë KLP-së: A e dini se…
POLITIKË

“Saga” Veliaj-Dado! Kryebashkiaku s’di të “ndalet” i dërgon kërkesë KLP-së: A e dini se…

12/05/2026
Stacioni i trenit kthehet në Tiranë/ Vjen LAJM I MIRË nga ARRSH: Hapet…
AKTUALITET

Stacioni i trenit kthehet në Tiranë/ Vjen LAJM I MIRË nga ARRSH: Hapet…

12/05/2026
Blendi Fevziu e thotë hapur: PD-ja e Berishës nuk vjen dot në pushtet…
TË TJERA

Blendi Fevziu e thotë hapur: PD-ja e Berishës nuk vjen dot në pushtet…

12/05/2026
A do të përjashtohet Spiropali nga PS? Ja si përgjigjet Erion Braçe: Rama…
POLITIKË

A do të përjashtohet Spiropali nga PS? Ja si përgjigjet Erion Braçe: Rama…

11/05/2026
“Kemi rënë në ujdi”/ BE jep LAJMIN E BUKUR për Shqipërinë: Do japim…
POLITIKË

“Kemi rënë në ujdi”/ BE jep LAJMIN E BUKUR për Shqipërinë: Do japim…

11/05/2026

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!

No Result
View All Result
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!