Këngëtari Valon Shehu është arrestuar sot në orët e para të mëngjesit. Ish banori i Big Brother VIP, ra në prangat e Policisë ne Gjakove për posedim të drogës.
Raportohet se Shehut pas kontrollit ne makime nga ana e zyrtarëve policorë i është gjetur një sasi e substancës narkotike, e llojit kokainë. Droga është sekuestruar si provë materiale, ndërsa këngëtari është shoqëruar në stacion policor.
Kujtojmë që Shehu ka qenë edhe pjesë e “Big Brother VIP Albania”, aty ku qëndoi për vetëm pak ditë.












