Opinionisti i Big Brother, Arbër Hajdari është pyetur se çfarë mendon për deklaratën që ka bërë Luizi se nëse del Kiara ditën e shtunë, ai do bëjë gati valixhen dhe do dalë me të.
Arbër Hajdari: “E prisja! Deklarata e Luizit, Luizi është një njeri që i ka ndërruar deklaratat shumë shpesh deri më tani, mendoj që sërish do e ndërrojë deklaratën”
Neada Muçaj: Pas spektaklit ai ka thënë se mund të sakrifikohet edhe Fotinia si një nga banoret që e do më shumë Kiarën dhe është më afër saj, prandaj mund të anulohet nominimi fare.
Blendi Salaj: Çfarë lidhje ka Fotinia se nuk e kuptoj?
Arbër Hajdari: “Luizi ka hedhur një pretendim që mund të dalë vetë Fotinia që kështu mund të prishë televotimin dhe në këtë mënyrë shpëton Kiarën“












