Kryeministri Edi Rama është i vendosur për të vijuar pa ndërprerë aksionin për lirimin e hapësirave publike nga veriu në jug të vendit.
Teksa ndau një video nga “Rilindjes Urbane 2.0”, kreu i qeverisë zotohet se do të çlirohen plotësisht hapësirat publike.
“Gabimisht shumëkush e mendoi një shi vere, të tjerë e komentuan si aksion që do zgjaste sa vera, por kush besoi se ky nuk është as shi vere dhe as aksion, po një operacion që nuk do të ndalet deri në çlirimin e plotë të hapësira publike, për t’i hapur rrugë Rilindjes Urbane 2.0 pati të drejtë mesa duket”, shkruan Rama.
Aksioni për lirimin e hapësirave publike po vazhdon prej fillimit të muajit Korrik dhe në kuadër të kësaj, Rama ka njoftuar se po hartohet edhe Rregullorja Kombëtare në të cilën do të përcaktohen me ligj hapësirat që mund të shfrytëzojë biznesi.












