Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Astrit Patozi ka vendosur të largohet përfundimisht nga politika.
Pas viteve të vështira që kur Basha e përjashtoi nga partia në 2017, Patozi provoi disa herë të rikthehej në politikën aktive por pa rezultat.
Mediat raportojnë se Astrit Patozi është emëruar sot si drejtor i Përgjithshëm i televizionit gjeneralist “A2 CNN”. Në nisje të këtij sezoni të ri mediatik, Astrit Patozi është prezantuar me stafin dhe ka shprehur ambicien e tij për ta çuar televizionin në një nivel tjetër.
Patozi ka mbjatur dhe më parë postin e kryeredaktorit të gazetës “Albania” dhe organit zyrtar të Partisë Demokratike, “Rilindja Demokratike”, ndërsa tashmë duket se pronarët i kanë besuar atij menaxhimin e departamentit të informacionit dhe gjithë televizionit.












