Lidhur me çështjen e kryebashkiakut Erion Veliaj, avokati i njohur Maks Haxhia tha se prokurori Olsi Dado në këtë rast është në konflikt interesi dhe duhet të kishte dhënë dorëheqjen.
Me një karrierë të gjatë në fushën e drejtësisë, Maks Haxhia tha se në 42 vite eksperiencë nuk ka hasur asnjëherë që një prokuror në kushte të tilla të konfliktit të hapur të interesit të mos ketë dhënë dorëheqjen nga çështja.
“Edhe kur avokati, ose i pandehuri, ose gjyqtari, ose prokurori, kanë një marrëdhënie shumë të mirë, pra kanë punuar bashkë në një studio ose kanë pasur një marrëdhënie jo konfliktuale, është prapë i detyruar të heqë dorë nga çështja që heton. Në praktikën time 42-vjeçare në këtë profesion mua më ka ndodhur që të konstatohet një gjë e tillë dhe të mos kenë dhënë dorëheqjen. Dua t’ju bëj me dije se në bazë të Kodit të Procedurës Penale, çdo prokuror, çdo gjyqtar kur e konstaton vetë që ka një marrëdhënie, qoftë në sensin pozitiv, ose negativ, me një person që çështja është në ngarkim të tij, është i detyruar të japë dorëheqjen”, tha Haxhia.