Avokati Spartak Ngjela komentoi emërimin e Taulant Ballës si Ministër i Brendshëm për të cilin tha se nuk është i korruptuar.
Ngjela u ndal sërish te SPAK duke thënë se ky institucion tashmë do kalojë nga e djathta duke lënë të nënkuptohet se do të ketë arrestime dhe nga opozita.
“Balla ishte në karrierë prej kohësh që të ishte Ministër i Brendshëm, por e lanë nën hije. Ka një gjë, Balla nuk është i korruptuar. Opozitë deri tani në Shqipëri do të thotë gënjeshtër. Jo çdo gjë është provë. Mendoj se SPAK tani do fillojë punën djathtas, sepse Rama nuk mund të arrestohet. SPAK e drejton SHBA. Skema amerikane me SPAK kërkoi dhe kërkon që të shpëtojë Shqipërinë nga krimi i organizuar dhe nga korrupsioni. SPAK deri më tani është marrë me shtresa të ulëta. Për Ahmetajn do shohim votat në Kuvend, nëse mbrohet në Kuvend, kot sa lodhet SPAK”- tha Ngjela.












