E ftuara e radhës në podcastin e kryeministrit Rama ishte Elvana Gjata. Këngëtarja e njohur ndau detaje nga jeta e saj, që nga fillimet e karrierës në moshë të vogël e deri te mbështetja e familjes.
Motra e saj, e cila është soprano, ka qenë një nga mbështetëset e saj më të mëdha. Sakaq, nuk kanë munguar as batutat mes kryeministrit ndaj Elvanës. Më tej, Elvana tregoi se familja e saj nuk ka qenë dakord që të merrej me muzikë, pasi dëshironin një profesion tjetër për të.
Rama: Me motrën si i ke marrëdhëniet, se motra është në muzikën serioze.
Elvana: Pse kjo që bëj unë nuk është serioze.
Rama: Kjo është pak…
Elvana: Pak tralala
Rama: Pak au iu po…
Elvana: Sapo u mërzita (qesh)…motra ka ndikuar shumë. Ka thënë në familje Ela ka shumë zë të bukur, më pas ka punuar me zërin tim. Ajo ka qenë e para që më ka ushqyer me muzikën.












