Ish-banori i “Big Brother”, Pirro Beati ka bërë së fundmi një bashkëbisedim virtual me ndjekësit e tij në “Instagram”, ku ka lënë një link ku mund t’i dërgonin pyetje në mënyrë anonime dhe ai u është përgjigjur.
Pyetjet rreth shtëpisë më të famshme në Shqipëri, kanë qenë më të shumtat për të dhe Pirro nuk ka ngurruar që t’u përgjigjej.
“Luiz vs Olta, kush fiton Big brotherin? Dihet që e fiton luani po doja mendimin tend”?”, e ka pyetur një ndjekës dhe Pirro është përgjigjur:
“E gjithë Shqipëria e di përgjigjen”.












