Kryeministri Edi Rama ditën e sotme ka nisur një tur takimesh në të gjitha qarqet e vendi me qëllim prezantimin e “Projekt-Buxhetit 2024”.
Turin e takimeve Rama e ka nisur sot nga qyteti i Fierit, për të diskutuar dhe prekur me problemet reale të qytetarëve.
Rama ka paralajmëruar se Shqiptarët duke nisur nga viti i ardhshëm duhet të bëhen gati për një tjetër rritje të madhe rrogash për të cuar pagën mesatare në Shqipëri në vlerën e 900 eurove.
“Projekt-Buxheti” i vitit 2024 është parashikuar 7 miliardë euro. Fokusi për vitin që vjen do të jetë tek pagat e administratës, indeksimi i pensioneve, avancimi i rindërtimit dhe ulja e borxhit publik nën 60%.
Rama ka premtuar se Shqipëria e vitit 2023 do të jetë kampion i turizmit në të gjjthë rajonin duke sjellë në nivel tjetër të pagave dhe pensioneve dinjitoze.












