Gazetari Poli Hoxha teksa komentoi në Dritare TV akuzat e SPAK për Sali Berishën lidhur me çështjen ‘Partizani’ ka treguar ‘rrugët’ që mund të zgjedhë ish-kryeministri për t’i shpëtuar hetimeve.
Gjatë intervistës për “Dritare TV”, Poli Hoxha tha se hetimet e SPAK treguan se Berisha ka shkelur besimin e qytetarëve.
“Nuk ka më alibi, nëse je caktuar në krye të shtetit për t’i mbrojtur dardhat e vendit, do mbash përgjegjësi. Aq më tepër kur ndryshon VKM, pasi kjo përkthehet në pasuri për familjen. E vetmja rrugë që ka është që të godasë nëpërmjet avokatëve, nëse del i pafajshëm do të jetë më i fuqishëm. Ose të bëhet ilegal, si person që thotë se është diktaturë e lufton me revolucion. Ose të kërkojë azil politik, pasi thotë se është proces politik. Këto janë rrugët e Berishës, të tjerat janë përpëlitje”, tha Poli Hoxha.












