Kryeministri Edi Rama do marrë pjesë në forumin ‘Global Gateway’. Rama ndodhet në Bruksel, aty ku do të takohet me disa komisionerë evropianë.
Takimin e parë Rama e pati me komisionerin për Zgjerimin, Oliver Varhelyi. Në këtë takim, temë e bisedës është publikimi i progres raportit vjetor nga Komisioni Evropian më datë 7 Nëntor.
Raportohet se kryeministri dhe ministrja e bujqësisë Anila Denaj do të takohen edhe me komisionerin evropian për Bujqësinë.
Kujtojmë që ditët e fundit Shqipëria ka pasur zhvillime të rëndësishme pasi SPAK ka nisur hetimet per dosjen Partizani madje ka arrestuar dhëndrin e Sali Berishës, Jamarbër Malltezin. Ndërkohë sot në GJKKO pritet të jepet masa e sigurisë edhe për Sali Berishën i cili është thirrur për të dëshmuar.












