Më në fund Luizit iu realizua një tjetër dëshirë e madhe të cilën kishte kohë që ia kërkonte “Vëllait të Madh”.
Ato që ka tërhequr vëmendjen e publikut janë pikërisht zgjedhjet e Luizit i cili gdhëndi në krahun e tij simbolin e shtëpisë së famshme brenda cilit vendosi të jetë syri i Kiarës. Këtë gjë e vlerësoi shumë edhe moderatorja Kiara Tito teksa i buzëqeshte fytyra nga veprimi i këngëtarit.
“Kam dy muaj që e kërkoj, dua tatuazh. Këta më vonuan, nuk e kuptoj përse. Ja tani i ratë pikës, Vëllai i Madh të hëngsha zemrën. Është syri i Kiarës dhe logoja e Big-ut sipër, të vijë dhe Kiara t’i vendosë firmën”, është shprehur Luizi.












