Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një mbledhjen me Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste pas vendimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese që rivendosi pezullimin e ministres Belinda Balluku, duke paralajmëruar se socialistët do ta zgjidh çështjen përmes ndërhyrjes në legjislacion.
“Nisur edhe nga leximi i deklaratës publike të Gjykatës Kushtetuese, ku të gjithë anëtarët e trupës shfaqen unanimë lidhur me problemin, po ndahen tek rrugëzgjidhja, grupi parlamentar socialist do të angazhohet për zgjidhjen përmes ndërhyrjes në legjislacion”, shkruan Rama.
Sipas kryeministrit, funksionet e padelegueshme kushtetuese nuk mund të pezullohen nga askush duke u nisur nga një emër përveçëm, pasi kjo sipas tij, do të paralizonte institucionin që ata drejtojnë.
Më tej ai shkruan se rivendosja e pezullimit ka vetëm një efekt për SPAK, i cili mund të vazhdojë hetimet pa ndërprerje, por thekson se nuk do të mblidhet Këshilli i Mandateve për heqjen e imunitetit të Ballukut.
“E vetmja palë e përmbushur nga rikthimi i pezullimit është SPAK-u, që në kushtet e pezullimit mund të vazhdojë krejt qetësisht hetimin përkatës, ndërkohë që deri në adresimin ligjor të zgjidhjes nuk ka asnjë urgjencë për të trajtuar kërkesën që SPAK-u bëri pas rënies së masës së pezullimit“, shkruan Rama.












